Flash

Kardashianët fshijnë fotot me Sussexët – çfarë ndodhi pas festës?

Lapsi.al 12 November 2025
Kardashianët fshijnë fotot me Sussexët – çfarë

Fansat kanë “vërshuar” rrjetet sociale pas veprimit të papritur të Kris Jenner dhe Kim Kardashian, të cilat fshinë nga Instagrami fotot ku pozonin me Princin Harry dhe Meghan Markle gjatë festës së 70-vjetorit të Kris.

Sipas RadarOnline dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, të dyja hoqën imazhet ku shfaqeshin me Dukën dhe Dukeshën e Sussex, duke nxitur teori të shumta për arsyen pas këtij veprimi.

“Fotot me Harry dhe Meghan janë zhdukur nga llogaritë e Kris dhe Kim. Pse? Ata ishin në një ngjarje publike, kështu që dëmi është bërë,” shkroi një përdorues.

Disa ndjekës besojnë se Markle dhe Harry “lutën” Kardashianët t’i fshinin fotot për shkak të fundjavës së Remembrance Day në Mbretërinë e Bashkuar, ku përkujtohen ushtarët e rënë.

“Meghan thotë se kërkon jetë private, por përpiqet të jetë mes yjeve të Hollywood-it. Është turp që edhe Kim s’do të ketë kontakt me të,” komenton një tjetër.

Të tjerë spekuluan se Kim i fshiu fotot sepse Markle dhe Harry po tërhiqnin më shumë vëmendje se vetë ajo.

Ndërkohë, burime pranë familjes mbretërore e kanë quajtur pjesëmarrjen e çiftit në festën luksoze të Jenner “të pavend dhe pa klas”.

“Tregon sa larg është shkëputur Harry nga familja mbretërore,” tha një burim për Page Six. “Ndërsa William po përpiqet të mbajë thjeshtësi dhe dinjitet, kjo lloj shfaqjeje luksi është në kontrast të plotë me imazhin e monarkisë.”

 

Të këshilluara

Meghan Markle flet për rikthimin në aktrim

Meghan Markle ka bërë shaka për pauzën e saj 8-vjeçare nga aktrimi gjatë xhirimeve të filmit të ri “Close Personal Friends”. “Po bënte shaka se ishte ndjerë ...

14:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI