Flash

Aktori i “Squid Game” lirohet nga akuzat për ngacmim seksual

Lapsi.al 12 November 2025
Aktori i “Squid Game” lirohet nga akuzat për ngacmim seksual

Aktori korean Oh Yeong-su, i njohur për rolin në serialin e Netflix-it “Squid Game”, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë e Koresë së Jugut, e cila rrëzoi vendimin e mëparshëm që e dënonte për sulm seksual.

Vendimi u mor nga gjykata e lartë e Suwon, e cila konstatoi se kishte dyshime të arsyeshme mbi saktësinë e ngjarjes dhe kujtesën e viktimës së supozuar, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar nga momenti i pretenduar i incidentit deri te dëshmia.

Oh, 81 vjeç, ishte dënuar në vitin 2024 me tetë muaj burg, me kusht, për një incident që dyshohej se kishte ndodhur në vitin 2017, kur ai punonte për një shfaqje teatrale në një zonë rurale. Sipas padis;, ai kishte përqafuar dhe puthur në faqe një grua pa pëlqimin e saj.

Gjykata theksoi gjithashtu se aktori kishte ndjekur trajnime mbi parandalimin e dhunës seksuale, gjë që u mor parasysh si rrethanë lehtësuese. Në reagimin e saj, gruaja që e kishte akuzuar Oh-n deklaroi se vendimi nuk e ndryshon të vërtetën dhe se ajo do të vazhdojë të flasë publikisht për përvojën e saj.

Të këshilluara

Meghan Markle flet për rikthimin në aktrim

Meghan Markle ka bërë shaka për pauzën e saj 8-vjeçare nga aktrimi gjatë xhirimeve të filmit të ri “Close Personal Friends”. “Po bënte shaka se ishte ndjerë ...

14:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI