Flash

Opozita braktis sallën e Kuvendit, mbledhje urgjente për...

Lapsi.al 30 October 2025
Opozita braktis sallën e Kuvendit, mbledhje urgjente për...

Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e Kuvendit, pasi kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njëri për çështjen, “McGonigal” dhe tjetri për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se kërkesa e demokratëve ishte e paplotë dhe e ftoi opozitën që të bëhet pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas Ballës zgjedhjet e 11 majit u certifikuan nga institucionet ndërkombëtare.

Ballës iu përgjigj kreu i PD-së, Sali Berisha që tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR dhe se opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

“Ky është një akt ndër më të rëndët në historinë e vendit. Ju garantoj se ne do bëjmë cdo betejë për të rikthyer votën e lirë. Dhe se për këtë betejë ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet dhe rezultatin e tyre”, - tha Berisha.

“Shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta. Që përdorën të gjithë mekanizmat e një diktature autokratike për të deformuar rezultatin e tani keni frikë nga mijëra e mijëra fakte që ne disponojmë për t’iu paraqitur shqiptarëve si ishte farsa. E ju besoni se duke na bllokuar ne të drejtën kushtetuese do të mund të kapërceni këtë. Kurrë jo! Ne do ju përgjigjemi” – tha Berisha.

PD pritet të mbledhë të premten Grupin Parlamentar për të vendosur hapat që do të ndjekë pas këtij refuzimi nga Partia Socialiste. 

"Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes’, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të PD-së" - thuhet në njoftimin që u është dërguar deputetëve të PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arta Dade flet për gjendjen e Fatos Nanos

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendje...

19:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI