Flash

"Emri i Ramës lakohet 13 herë"/ Berisha: Duam hetim për dosjen e McGonigal

Lapsi.al 30 October 2025
"Emri i Ramës lakohet 13 herë"/ Berisha: Duam hetim për

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkak të provave të shumta që, sipas tij lidhin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza dhe mundet edhe vetë McGonigal.

"Duartrokitjet tuaja janë një histeri kolektive, asgjë më shumë. Por unë do t’u them shqiptarëve se ne kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington, emri i Edi Ramës citohet, lakohet 13 herë në 13 pika.

Se në dosjen e gjykatës në Uashingotn, emri i Edi Ramës lakohet si personi që korruptoi McGonigalin dhe se gjykatësi i Uashingtonit thotë, njeriu i ngarkuar për të mbrojtur kombin nga korrupsioni, u korruptua vetë nga fuqia e huaj. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se ky njeri u mor me hetime mafioze, mori Tom Doshin dhe Durim Bamin në Vjenë me avion të posaçëm, shoqëruar nga ministër.

Në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza, dhe mundet edhe vetë McGonigali. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se agjenti i sigurimit sekret, ish-këshilltari i Edi Ramës, nga zyra e tij mori 225 mijë dollarë dhe ia dha atij. Në dosjen e gjykatës thuhet se në vitin 2020, gjykatësi i Uashingtonit urdhëroi regjistrimin e të gjithë korrespondencës së Edi Ramës dhe ministrave të tij për efektin e korruptimit të McGonigal.

Në dosjen e gjykatës thuhet se McGonigal u morën me çështje të reformës, se e bënë "qytetar nderi" këtu dhe aty, me radhë e me radhë. Pra, dhe këto qenkan veprime të pafajshme. Po ti po të flasësh me mendtë e tua, nuk e thua kurrë këtë. Por ti nuk flet kurrë me mendtë e tua. Janë të gjitha këto fakte. Dhe se kompania që iu hoq licenca, arriti të gjobisë Shqipërinë 40 milionë euro. Dhe se kompania që mori licencën, ishte e lidhur me Oleg Deripaskën" - tha Berisha. 

Ai akuzoi mazhorancën se po bllokon hetimet ndaj Edi Ramës dhe po vepron në shkelje të Kushtetutës. Kryedemokrati tha gjithashtu se kryeministri korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA dhe e paraqet situatën si një skandal me rëndësi të madhe globale që merr një dimension makbethian.

"Pra, nuk shpëtoni dot nga këto. Por ka një dimension ndërkombëtar tmerëssisht të rëndësishëm. Ish-njeriu që duhej të siguronte vendin e tij nga korrupsioni, vendi i tij udhëhiqte NATO-n, korruptohet nga vendi më i vogël më i parëndësishëm i NATO-s, nga Shqipëria. Nga kryeministri i saj. E kptoni se çfarë dimensioni makbethian merr kjo?Si mundet ju të pengoni komisionin hetimor parlamentar? Mendoni ju se kryeministri juaj do ta kapërcejë? Absolutisht kurrë.

Prandaj zoti kryetar do bësh një gabim të madh historik që të bllokosh... do shkelësh Kushtetutën për hir të një akti superskandaloz të Edi Ramës, i cili korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA për hir të karrigeve të tij, për të luftuar opozitën në mënyrën më të pandershme.

Ne nuk ndahemi, ju po shkelni Kushtetutën e vendit. Ju bllokoni çdo hetim që kërkohet për Edi Ramën. Por tani kur t’ia nxjerrë Lubia një nga një, çfarë do bëni ju? Ja nesër e rregulluat se i bëtë dy gjyqe në njëjtën ditë, që të vrasësh me zhurmë njëra-tjetrën, edhe Erioni, edhe Lubia. Mirë këtë e bëtë? Po ç’do bëni ditën tjetër?", - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Arta Dade flet për gjendjen e Fatos Nanos

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendje...

19:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI