Flash

Propozimi i Berishës për ndryshimin e Kushtetutës, PS nuk e refuzon

Lapsi.al 29 October 2025
Propozimi i Berishës për ndryshimin e Kushtetutës, PS nuk e

Një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi idenë e ndryshimeve kushtetuese për t’i hapur rrugë krijimit të Senatit, vjen reagimi i socialistëve. Kryetari i grupit parlamentar të shumicës, Taulant Balla tha sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri- BE se propozimi i Berishës mund të diskutohet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Për sa i përket çështjeve të lidhura me drejtësinë duhet të jetë shumë e qartë maxhorancës qeverisëse të këtij vendi. Në Kuvendin e Shqipërisë vlerësojmë rezultate të arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe ndjekim vazhdimin e punës.

Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë rezolutën, për të treguar që drejtësia nuk është e mirë, kur ngre akuza ndaj opozitarit, por është e mirë kur ngre akuza ndaj maxhorancës. Mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhin Shqipërinë. Ka nevojë që të gjitha palët të punojnë për rrugët e Europës.

Lidhur me zgjedhjet në 11 maj, janë vlerësuar nga OSBE OHDIR, si konkurruese dhe të administruara në mënyrë profesionale, të gjitha ankesat që lidhen me problematikat, duhet të jetë detyra e Kuvendit nëpërmjet Komisioneve, të adresojë që në mënyrë që zgjedhjet vendore të 2027 dhe parlamentare prill-maj 2029, gjithashtu edhe për zgjedhjet e anëtarëve të Parlamentit Europian, përfaqësuesit nga Shqipëria.

Meqë këtu është edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe PL-së, nesër të kemi gati emrat që të vijojë punë dhe të plotësojmë kushtet për reformën zgjedhore.

Kryetari PD ka komentuar rreth reformimit të Kuvendit, sa i përket numrit, madje ka pasur edhe një propozim. Le të diskutohen edhe këto në Komisioni i Posaçëm të Reformës zgjedhore.

Një prej arritjeve më të mëdha të Shqipërisë ishte ata që votuan jashtë vendit”, tha Taulant Balla.

Të këshilluara

"Apple" tani vlen 4 000 000 000 000 dollarë

Apple sapo i është bashkuar një klubi ekskluziv. Kompania sapo është bërë një nga të paktat të kuotuara në bursë që tejkaloi 4 trilionë dollarë në vlerë tregu, ...

23:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI