Flash

Del SONDAZHI/ Ç'mendojnë qytetarët për punën e Erion Veliajt 10 vite në Tiranë

Lapsi.al 28 October 2025
Del SONDAZHI/ Ç'mendojnë qytetarët për punën e

Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqiti perceptimet e qytetarëve për punën e Bashkisë së Tiranës gjatë dekadës së fundit, nën drejtimin e Erion Veliajt.

Në pyetjen “Duke menduar për Bashkinë e Tiranës dhe 10 vitet e fundit, sa të kënaqur jeni me punën dhe rezultatet e arritura nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj?”, qytetarët kanë dhënë këto përgjigje:

Shumë të kënaqur: 7,0%

Mjaft të kënaqur: 22,0%

Totali Shumë + Mjaft: 29,0%

Pak të kënaqur: 37,0%

Aspak të kënaqur: 21,0%

Nuk e di / Nuk përgjigjem: 13,0%

Veliaj

Të dhënat tregojnë se vetëm rreth një e treta e qytetarëve (29%) shprehen pozitivisht për punën e bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë dy mandateve të Veliajt, ndërsa 58% e të anketuarve janë shprehur “pak” ose “aspak” të kënaqur.

Veliaj1

Ky rezultat reflekton një ndarje të dukshme të opinionit publik për performancën e administratës bashkiake, në një moment kur pritet të zhvillohet gara për drejtimin e ri të kryeqytetit. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI