Flash

Vrau me thikë vizitorin nga Tirana pas sherrit për xhiron me kalë, arrestohet autori

Lapsi.al 28 October 2025
Vrau me thikë vizitorin nga Tirana pas sherrit për xhiron me

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, 62-vjeçarin Kristo Mema alias Konstandin Hoxha.

Ai u gjet nga forcat e rendit në vendin e quajtur “Shpella e Memecit” pranë Kishës përballë Urës së Goricës. Mema vrau me thikë sot, një vizitor në Kalanë e Beratit pas një sherri banal.

Autori posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç.

Ky i fundit bëri fjalë me autorin për fotot me kalin, teksa Mema nxori thikën dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pas disa orësh, policia bëri të mundur arrestimin e tij në vendin ku ishte fshehur. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI