Flash

Balluku me sy të nxirë/ FOTO që po çmend rrjetin

Lapsi.al 28 October 2025
Balluku me sy të nxirë/ FOTO që po çmend rrjetin

Një video e publikuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, krah Liburn Aliut në Durrës, ka ndezur kuriozitetin e njerëzve. Pyetja që po vlon në rrjete sociale është: A duket i nxirë syri i majtë i zv.kryeministres?

Në video shihen vinçat e portit, dritë e fortë e mesditës dhe kamera e telefonit që nuk fal asimetrinë e fytyrës. Një gjysëm-hije bie në anën e majtë e fytyrës. Konturi poshtë syrit është dukshëm më i errët se tjetri. A mos ndoshta i ka rënë hija keq? Mos është faj i grimit? A është pasojë e stresit të pagjumësisë, apo një përplasje e pakëndshme? 

Por, siç ndodh rëndom kur politika është në stinë stuhie, edhe estetika bëhet lajm. Balluku ndodhet në qendër të vëmendjes pas thirrjes nga SPAK, së paku si “person nën hetim”, sipas raportimeve mediatike. Dhe pikërisht tani, një video e thjeshtë në Durrës i jep rrjeteve ushqim për këto pyetje konspirative. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: E pashqetësuar, Balluku i bën paradë ish-ministrit të Albin Kurtit në Durrës (VIDEO) 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI