Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Agron Shehaj: Pse njerëzve me pushtet nuk ia shemb askush pallatet?

Lapsi.al 27 October 2025
Agron Shehaj: Pse njerëzve me pushtet nuk ia shemb askush pallatet?

Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka saktësuar pyetjen e tij drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela lidhur me ndërtimet pa leje. Shehaj thotë se prokuroria është e ashpër me qytetarët e thjeshtë ndërsa pushtetarët janë farë të paprekur nga shkelja e ligjit.

“Zoti Çela u bëra një pyetje lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç e dini Shqipëria është një vend i padrejtë për qytetarët e thjeshtë. Nëse vëmë re shikojmë veprimet e prokurorisë, është e rreptë me qytetarët e thjeshtë dhe jo me njerëzit që kanë pushtet.

Edhe për ndërtimet pa leje, ka padrejtësi. Mjafton të bësh nje xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura, dhe disa të tjera të paprekura. Ato që janë më të mira janë më të paprekura. Imagjinoni të vini në vend të një qytetari që ka ndërtuar pa leje.

Ai nuk është kriminel, ka dashur të marrë leje po nuk ia jep askush. Këtyre iu shkon policia e ua shemb. Dikujt tjetër ngjitur nuk ia shemb. Dhe i referojnë në prokurori dhe prokuroria vepron. Kjo sipas mendimin tuaj, a kemi të bëjmë me shpërdorim detyre? A ju ka bërë përshtypje diçka e tillë?

Duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Të gjithëve iu duhet shembur nëse është për tu shembur, se kjo është diçka që prej jashtëzakonisht shumë qytetarë. Njerëzve me pushtet nuk iu prishen ndërtesat. Qytetarët e thjeshte referohen ne prokurori.

Në mes të Tiranës, tek liqeni, kanë ndërtuar një pallat të tërë pa leje. Nuk e shemb askush. Për atë nuk flet askush sepse është me pushtet. Doja të dija nëse prokuroria ka hapur ndonjë hetim për shpërdorim detyre nga ana e qeverisë”, tha Shehaj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI