Flash

Bashkimi i votave me PS/ Berisha: Jemi pro Senatit, të ulet numri i deputetëve

Lapsi.al 28 October 2025
Bashkimi i votave me PS/ Berisha: Jemi pro Senatit, të ulet numri i

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se është dakord në reformën zgjedhore që numri i deputetëve të ulet në parlament pasi sipas tij, duhet të ketë një dhomë më të lartë senati.

Por sipas Berishës, në reformën territoriale numri i bashkive duhet të jetë më i madh.

“Është 25-30 vite me parë që vendi të bëhet me dy dhoma. Dy dhoma senatin dhe parlamentin. Unë jam dakord me këtë variant. Por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si frenues atëherë i bën mirë vendit.

Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës.

Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka”, tha Berisha.

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI