Flash

Meta: Shpifje, s'ka "prova të reja nga Amerika" për procesin tim!

Lapsi.al 28 October 2025
Meta: Shpifje, s'ka "prova të reja nga Amerika" për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas raportimeve se janë dorëzuar “prova të reja” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të hetimeve ndaj tij.

Meta i ka quajtur këto pretendime një “gënjeshtër të shpërndarë nga SPAK” dhe nga “prokurorë të provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama”.

“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga ‘Amerika’ pas përfundimit të hetimeve”, shkruan Meta.

Ai thekson se qëllimi i këtyre veprimeve është “justifikimi i paraburgimit të tij të paligjshëm dhe kriminal” dhe “dhënia e mandateve të përjetshme kamikazëve të Edi Ramës”.

Meta shprehet i bindur se “asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare” prej tij.

“E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim”, përfundon kreu i Partisë së Lirisë.

Postimi i Metës:

Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.

Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.

Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.

E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI