Flash

Rikthehen bombardimet izraelite në Gaza, 7 viktima

Lapsi.al 28 October 2025
Rikthehen bombardimet izraelite në Gaza, 7 viktima

Një valë sulmesh ajrore izraelite goditi qytetin e Gazës. Sulmet erdhën pasi zyra e kryeministrit izraelit tha se kryeministri Benjamin Netanyahu kishte urdhëruar ushtrinë të niste menjëherë një ofensivë të madhe në Gaza, duke akuzuar Hamasin për shkelje të kushteve të armëpushimit.

Izraeli thuhet se ka kryer të paktën 3 sulme ajrore, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës. "Pushtuesit tani po bombardojnë Gazën me të paktën 3 sulme ajrore, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit", tha për AFP zëdhënësi i Hamasit, Mahmoud Bassal.

Të paktën 7 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulme, sipas raportimeve. Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF).

Sulmet, sipas raporteve që vijnë nga zona, goditën një zonë pranë spitalit më të madh ende funksional në Gazën veriore. Qyteti i Gazës ndodhet në skajin verior të Rripit.

Vendimi i Netanyahut erdhi menjëherë pas një sulmi ndaj forcave izraelite në Gazën jugore, i cili shkaktoi zemërim në Izrael, si dhe disa incidenteve që lidhen me kthimin e trupave të pengjeve. Marrëveshja e armëpushimit është e vlefshme vetëm për 3 javë, pasi u arrit më 10 tetor. Që atëherë, si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje.

Hamasi mohon çdo lidhje me incidentin në Rafah

Megjithatë, Hamasi pretendon se nuk ka të bëjë fare me incidentin në Rafah, në të cilin u qëlluan ushtarë izraelitë, duke theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes aktuale të armëpushimit.

Në një deklaratë, organizata tha se "sulmi kriminal nga ushtria pushtuese në zona të ndryshme të Gazës përbën një shkelje serioze të marrëveshjes së armëpushimit... Sulmi është vazhdim i një serie shkeljesh në ditët e fundit" dhe u bëri thirrje ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar "shkeljet e rrezikshme".

Izraeli: Hamasi do të paguajë shtrenjtë sulmin ndaj trupave tanë

Nga ana e tij, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Hamasi do të paguajë një "çmim të rëndë" për sulmin ndaj ushtarëve të IDF-së. "Sulmi ndaj ushtarëve të IDF-së në Gaza sot nga organizata terroriste Hamas kalon një vijë të kuqe të hapur, ndaj së cilës IDF do të përgjigjet me forcë të madhe", tha Katz në një deklaratë.

"Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për sulmin ndaj ushtarëve dhe për shkeljen e marrëveshjes për kthimin e trupave të pengjeve", shtoi ai.

J.D. Vance e minimizon ngjarjen

Nga ana e tij, Zv.Presidenti amerikan J.D. Vance u përpoq ta minimizonte incidentin, duke u thënë gazetarëve se armëpushimi do të zbatohej. "Do të ketë përplasje të vogla këtu e atje", tha ai, duke shtuar: "Ne e dimë që Hamasi sulmoi një ushtar të IDF-së. Presim që izraelitët të përgjigjen". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI