Flash

Vrau 42-vjeçarin për një foto me kalin/ Dalin PAMJET e arrestimit të autorit në Berat

Lapsi.al 28 October 2025
Vrau 42-vjeçarin për një foto me kalin/ Dalin PAMJET e

Këto më lart janë pamjet e arrestimit të Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij. Vrasja ndodhi pasi viktima, Keli Hoxha, kishte refuzuar të kryente pagesën për një foto të shkrepur me kalin e autorit.

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë. Pas vuajtjes së dënimit, ai kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi.

“Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme” - njofton policia. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI