Flash

Manastirliu, Binaj apo Qori? Del SONDAZHI/ Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

Lapsi.al 28 October 2025
Manastirliu, Binaj apo Qori? Del SONDAZHI/ Për kë do të

Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.

Sipas pyetjes së katërt të sondazhit, “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Orientimi i votimit”, rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur, të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj.

-Ogerta Manastirliu (Partia Socialiste e Shqipërisë) merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%.

-Florjan Binaj (I mbështetur nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Shqipëria Bëhet) rezulton me 42,0%, në një interval nga 40% deri në 44%.

-Arlind Qorri (Lëvizja BASHKË) renditet i treti me 12,5%, ndërsa

-Marko Dajti (Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar) merr 1,5% të preferencave.

Rezultatet tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve kryesorë është vetëm 2 pikë përqindje, çka e bën garën për Tiranën tepër të hapur.

Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,

51% “nuk kanë besim”,

ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

Manastirliu Besueshmeriaaaaa

Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

28% “kanë besim”,

50% “nuk kanë besim”,

dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

Binaj Besueshmeria

Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

11% që kanë besim,

63% që nuk kanë besim,

dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

Arlindqori Besueshmeria

Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,

45% nuk kanë besim,

ndërsa 50% nuk e njohin.

Markodajti Besueshmeria

/Marrë nga BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI