Flash

Kronologjia/ Dy javët që shenjuan vdekjen politike të Veliajt

Lapsi.al 25 September 2025
Kronologjia/ Dy javët që shenjuan vdekjen politike të Veliajt

Kanë mjaftuar më pak se dy javë për të përmbyllur me urgjencë linçimin politik të Erion Veliajt. Me një akt simbolik, Edi Rama, ka vulosur si vendimin e parë të mbledhjes së parë të qeverisë së re shkarkimin e tij si kryebashkiak. Po ti rikthehesh kronologjisë, në 11 shtator, kreu i PS shpalli nga asambleja e partisë së tij se qytetari i parë i Tiranës nuk do të qe më i tillë, por thjeshtë një i burgosur.

“Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja” tha Rama. 

Por, pavarësisht nga ky "kuadër ligjor i paqartë", askush nuk priti që gjërat të qartësohen. Vetë Rama e hodhi hapin i pari, duke shpallur aty për aty edhe pasardhësen e Veliajt, Manastirliun, si për të theksuar se çështja është mbyllur.

Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën

Pa kaluar as gjashtë ditë, më 17 shtator, këshilltarët bashkiakë u mblodhën në selinë e PS-së dhe u detyruan të japin firmat për shkarkimin. Nga frika se mos si të përzgjedhur nga Veliaj, ata mund të refuzonin, mbi ta u ushtrua një presion i butë. Ai pati efekt të menjëhershëm në datë 23 të këtij muaji, kur socialistët e mblodhën këshillin bashkaik, ata bashkuan votat me PD-në dhe duke shfrytëzuar mungesën 3 mujore në punë ( megjithëse neni 52 mund të aktivizohej që në maj) vendosën ta shkarkojnë kryebashkiakun.

Andi Bushati: Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

Ajo që bie në sy është se Rama zgjodhi dy momente sinjifikative për ti dhënë popmpozitet gremisjes të atij që deri vonë konsiderohej si pasardhësi i tij: E shpalli politikisht shkarkimin ditën kur ishte vëmendja me e madhe, shqiptimi i emrave të kabinetit të ri dhe e nënshkroi atë në mbledhjen e parë të qeverisë Rama 4 në 25 shtator.

Pyetja që shtrohet është se përse me këtë pompozitet dhe me këtë urgjencë? Ajo bëhet edhe më e mprehtë kur mendon se afati i mosparaqitjes në punë kishte skaduar prej kohësh dhe madje kur opozita e kishte ngritur këtë shqetësim, socialistët nuk e kishin përfillur. Së dyti, alibia se qytetarëve duhet ti shërbejë një kryebashkiak i zgjedhur, nuk qëndronte sepse për të tjerë të ngjashëm, si ai i Rogozhinës apo Tropojës, Rama kishte zgjedhur të përdorte një standart tjetër.

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

Po atëhere pyetja mbetet përse tani dhe përse me këtë nxitim?

Një version është se me zgjedhjen e një kryebashkiakeje të re, Ogerta Manastirliut (pasi zgjedhjet në këtë kohë janë thjeshtë një formalitet), përfundon krejtësisht spastrimi i administratës së kryeqytetit nga mbeturinat e fundit të Lali-izmit, i nisur me grisjen e vendimit për tia deleguar drejtimin Sara Goxhajt. Në këtë mënyrë Rama rimer kontrollin e plotë të Tiranës.

Një hipotetzë tjetër është ajo e përdorimit të zgjedhjeve të parakohëshme, sëbashku me ato në Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Burrel, për të fashitur përfundimisht zhurmën e zbehtë të opozitës për farsën zgjedhore të 11 majit. Në këtë rast do i binte që Rama ta përdorte për herë të fundit, limonin e shtrydhur Velaj, që pasi e prangosi me një skemë të paramenduar mirë, po e shfrytëzonte dhe në episodin e fundit për të përmbyllur nevojat politike të ditës.

Shkarkimi i Lalit/ Si u koordinua edhe një herë Dumani me Ramën

Vetëm kështu mund të shpjegohet se si ndodhi që njeriu, i cili e projektonte veten si kryeministër i ardhshëm u zhbë politikisht për dy javë, mes datave 11 dhe 25 shtator.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Çfarë rreziqesh pjell Djella

Kur kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi së fundmi kabinetin e tij të ri, nuk ishte zgjedhja e ministrit të Financave apo të Jashtëm ajo që mori vëmendjen më ...

17:41

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI