Flash

Princ Harry ribashkohet me Mbretin Charles

Lapsi.al 11 September 2025
Princ Harry ribashkohet me Mbretin Charles

Princ Harry dhe babai i tij, Mbret Charles III, janë parë së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti.

Duka i Sussex mbërriti në Clarence House të Londrës, ku zhvilloi një takim privat me monarkun. Sipas burimeve për Page Six, dyshja bisedoi për gati një orë – dyfishin e kohës krahasuar me takimin e tyre të fundit në shkurt 2024. Fotot e siguruara tregojnë Harry-n duke mbërritur me një SUV të zi në rezidencën e babait të tij.

Charles  sapo ishte kthyer nga pushimet në Balmoral dhe gjithashtu u pa teksa hynte në Clarence House. Ky takim vjen pas raportimeve muajin e kaluar se ata po përgatiteshin për një ribashkim gjatë vizitës së fundit të Harry-t në Mbretëri të Bashkuar.

Duka ka qenë i angazhuar në disa aktivitete në Britani gjatë kësaj jave: mori pjesë në Çmimet WellChild 2025, vizitoi varrin e Mbretëreshës Elizabeth II në përvjetorin e vdekjes së saj dhe zhvilloi një vizitë në Imperial College London’s Centre for Blast Injury Studies.

Harry dhe Charles nuk kanë patur raporte të mira që prej vitit 2020, kur ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u vendosën në Kaliforni me dy fëmijët e tyre, Princin Archie, 6 vjeç, dhe Princeshën Lilibet, 4 vjeç.

Megjithatë, burime pranë pallatit pohojnë se  “pajtimi është i mundur.” Një burim për The Mirror tha:

“Nuk po pretendohet se problemet familjare janë zgjidhur, por ky është një fillim mes Charles dhe Harry.”

Ndërsa ka shpresë për afrimin me babain, raportet tregojnë se marrëdhënia e Harry-t me Princin William mbetet e ngrirë dhe shumë më e vështirë për t’u rikuperuar.

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively. Sipas një dekl...

15:10

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI