Flash

Incident në Festivalin e Torontos: Sulmohet James McAvoy

Lapsi.al 10 September 2025
Incident në Festivalin e Torontos: Sulmohet James McAvoy

Aktori i njohur James McAvoy është goditur nga një person i dehur në një bar gjatë Festivalit të Filmit në Toronto.

Aktori i “X-Men: First Class” po festonte premierën e filmit të tij debutues si regjisor, California Schemin’, mbrëmjen e 8 shtatorit, kur një klient i dehur e sulmoi duke i dhënë një grusht.

Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi rreth orës 23:55 në barin Charlotte’s Room. Stafi i lokalit kishte tentuar ta nxirrte personin jashtë, por ky, i irrituar, u kthye dhe e goditi aktorin skocez.

Fatmirësisht, McAvoy nuk u lëndua dhe madje arriti të qeshte me situatën pas ndërhyrjes së të pranishmëve që e nxorën agresorin jashtë. Ai qëndroi në bar dhe vazhdoi mbrëmjen me producentët e filmit të tij.

California Schemin’ u shfaq premierë në TIFF më 6 shtator dhe rrëfen historinë e vërtetë të dy reperëve skocezë, të cilët u shtirën si amerikanë për të ndjekur ëndrrën e tyre muzikore. McAvoy ka marrë jo vetëm drejtimin e filmit, por edhe një rol të vogël në të.

Aktori e përshkroi eksperiencën e tij të parë si regjisor si “stresuese, por e mrekullueshme”, duke theksuar se ishte “puna më kreative” që ka bërë në karrierën e tij./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

MTV VMA 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 7 shtatorit 2025 shënoi një ndër eventet më të mëdha të vitit në botën e muzikës, MTV Video Music Awards, që këtë vit u mbajt në UBS Arena, New York, ...

17:28

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI