Flash

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Lapsi.al 9 September 2025
Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding.

Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dyshja u pa të enjten në Londër, pas një darke në restorantin The Pelican, ku nuk munguan përkëdheljet dhe puthjet pasionante në rrugë.

Një dëshmitar tha për median se Wilde dhe Jopling ishin “gjatë gjithë kohës duke qeshur dhe bërë shaka, shumë rehat dhe të relaksuar me njëri-tjetrin” dhe se “u puthën në rrugë si adoleshentë përpara se të hipnin në të njëjtin taksi.”

Kjo është dalja e parë publike e aktores me një partner të ri pas lidhjes së shkurtër me ish-basketbollistin Dane DiLiegro në fillim të këtij viti. Më herët, ajo ka qenë në një romancë të shumëpërfolur me këngëtarin Harry Styles (2021–2022), ndërsa nga lidhja e gjatë me aktorin Jason Sudeikis (2011–2020) ka dy fëmijë: djalin Otis (11 vjeç) dhe vajzën Daisy (8 vjeç).

Nga ana tjetër, Caspar Jopling është i njohur si tregtar arti. Ai ka një djalë 4-vjeçar, Arthur me Ellie Goulding. Çifti u martua në gusht të vitit 2019, por këngëtarja britanike konfirmoi ndarjen e tyre në shkurt 2024. Aktualisht Goulding është në një lidhje me aktorin Beau Minniear.

Të këshilluara

MTV VMA 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 7 shtatorit 2025 shënoi një ndër eventet më të mëdha të vitit në botën e muzikës, MTV Video Music Awards, që këtë vit u mbajt në UBS Arena, New York, ...

17:28

Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Ikona e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e muzi...

16:17

Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë ...

14:25

Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në aktrim për t'u fokusuar në menaxhimin e fondacionit të tij, The Shameless Fund. Në një intervistë të fundit ...

14:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI