Flash

Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Lapsi.al 7 September 2025
Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në aktrim për t'u fokusuar në menaxhimin e fondacionit të tij, The Shameless Fund.

Në një intervistë të fundit për revistën British GQ, Bailey, 37 vjeç, tha se pas angazhimve në projekte të shumta, ai ka vendosur që vitin e ardhshëm të marrë një pauzë nga kinemaja dhe të përkushtohet plotësisht në fondacionin e tij.

“Kam punuar pa pushim për tre vjet dhe kjo ka qenë një përvojë e mrekullueshme. Por me gjithçka që po ndodh në botë tani, kam vendosur të ndaloj për një periudhë dhe të përqendrohem në The Shameless Fund,” tha Bailey.

Ai e përmendi filmin e tij të fundit, Jurassic World Rebirth, që pati një sukses të madh dhe arriti mbi 800 milionë dollarë të ardhura, ku  luajti krahas Scarlett Johansson dhe Mahershala Ali.

Megjithatë, aktori është shumë i përkushtuar për të zhvilluar më tej fondacionin e tij, dhe tashmë ka një plan të qartë për të rritur impaktin e tij.

“Gjatë muajve të ardhshëm do të fokusohem në punësimin e personave të duhur dhe sigurohem që çdo njeri të jetë në vendin e duhur,” shpjegoi Bailey.

Bailey, gjithashtu i njohur për rolin e tij në Bridgerton, theksoi rëndësinë e ngjyrës rozë për Shameless Fund, një ngjyrë që ai e konsideron një shenjë gëzimi dhe shprese.

Ky fondacion, që mbështet komunitetin LGBTQ+, ka një mision të fortë për të ndryshuar mënyrën se si financohen organizatat e këtij komuniteti.

Përveç kësaj, Bailey ka bashkëpunuar me markën britanike të syzeve Cubitts, për të krijuar një koleksion syzesh me kuadrate rozë, që janë bërë një simbol i njohur për fondacionin.

Ai gjithashtu ka angazhuar miqtë e tij të famshëm, si Cynthia Erivo dhe Scarlett Johansson, për të mbështetur këtë nismë, duke pozuar për foto me syzet e veçanta.

Duke folur për pasionin e tij për këtë projekt, ai tha: “Shameless Fund është një mundësi për të krijuar ndryshimin e vërtetë, dhe bashkëpunimi me Cubitts ka qenë një mundësi fantastike për të sjellë kreativitetin dhe gëzimin në këtë kauzë.”

 

Të këshilluara

Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Cardi B, e cila më 19 shtator publikon albumin e shumëpritur “Am I the Drama?”, ka treguar pse nuk pranoi të ngjitej në skenën e Super Bowl Halftime Show. “K...

15:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI