Flash

Austin Butler dhe Emily Ratajkowski në një romancë dashurie?

Lapsi.al 7 September 2025
Austin Butler dhe Emily Ratajkowski në një romancë dashurie?

Austin Butler dhe Emily Ratajkowski kanë ndezur thashethemet për një romancë pasi u panë duke shijuar një darkë së bashku.

Dy aktorët janë fotografuar  gjatë një darke  në Waverly Inn, një restorant në West Village, të premten mbrëma.

Një burim i brendshëm tha për blogun e njohur të thashethemeve, Deux Moi, se ata ishin "shumë të buzëqeshur dhe të ëmbël" gjatë mbrëmjes së tyre.

 

Disa javë më parë, Butler dhe Ratajkowski u  pane gjithashty së bashku në një party për premierën e “Caught Stealing” në New York.

Po ashtu, një fotograf shpërndau një imazh të tyre duke qëndruar afër njëri-tjetrit, megjithëse Butler kishte kokën kthyer nga kamera, duke iu drejtuar modeles.

Në kohët e fundit, ka pasur thashetheme se aktori ishte në një lidhje romantike me kolegen e tij në filmin “Caught Stealing”, Zoë Kravitz, pasi ata u panë duke biseduar në një bar në Paris muajin e kaluar. Sidoqoftë, burimet konfirmuan se Butler dhe Kravitz janë vetëm miq.

Për më tepër, këngëtarja Zoë Kravitz është parë duke u puthur publikisht me Harry Styles, duke hedhur poshtë thashethemet për një lidhje me Butler.

Austin Butler ka pasur një lidhje të gjatë me modelen Kaia Gerber, por ata ndanë rrugët në janar të këtij viti, pas tre vitesh marrëdhënie.

Nga ana tjetër, Emily Ratajkowski ka kaluar një periudhë të vështirë pas divorcit nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë, Sylvester, dhe ata u ndanë në shtator të vitit 2022.

Të këshilluara

Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Cardi B, e cila më 19 shtator publikon albumin e shumëpritur “Am I the Drama?”, ka treguar pse nuk pranoi të ngjitej në skenën e Super Bowl Halftime Show. “K...

15:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI