Flash

Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Lapsi.al 5 September 2025
Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Cardi B, e cila më 19 shtator publikon albumin e shumëpritur “Am I the Drama?”, ka treguar pse nuk pranoi të ngjitej në skenën e Super Bowl Halftime Show.

“Kam marrë ftesë për të performuar në Super Bowl, por e refuzova. Ndihem që më vonë, kur ta bëj, do të kem edhe më shumë hite, do jem më e përgatitur dhe do e ‘shkëlqej’ siç duhet,” – tha Cardi B për Billboard.

Në vitin 2019, reperja kishte pohuar se e kishte refuzuar gjithashtu këtë mundësi, për të mbështetur Colin Kaepernick, ish-yllin e NFL që u bë simbol proteste kundër racizmit dhe dhunës policore pasi refuzoi të ngrihej gjatë himnit amerikan.

Albumi i parë i Cardi B, “Invasion of Privacy” (2018), u bë një sukses i jashtëzakonshëm: qëndroi për 156 javë në listën Billboard 200, siguroi çmimin Grammy për Albumin më të Mirë Rap, dhe u bë albumi i parë në histori ku të gjitha këngët u certifikuan platini nga RIAA.

Reperja thotë se albumi i ri nuk do të ketë shumë bashkëpunime, por ato që janë përfshirë janë “shumë të forta”.

“Jam 100% e sigurt për këtë projekt. Nuk mendoj se ka diçka të ngjashme aty jashtë,” – shprehet ajo.

Sa i përket suksesit, Cardi B thekson se nuk i intereson vetëm një Grammy tjetër: “Për mua, suksesi do të jetë kur njerëzit në orën 3 të mëngjesit të flasin për albumin tim, sepse mezi presin ta dëgjojnë,” – përfundoi ajo.

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI