Flash

Drake reagon për akuzat se ka bërë ndërhyrje estetike

Lapsi.al 4 September 2025
Drake reagon për akuzat se ka bërë ndërhyrje estetike

Drake ka reaguar ndaj zërave se ka kryer ndërhyrje plastike për të pasur bark të sheshtë dhe muskuj.

Në një intervistë në podcast-in e Bobbi Althoff, “Not This Again”, 38-vjeçari u pyet drejtpërdrejt nëse kishte bërë ndërhyrjen e njohur si abdominal etching.

“Jo. Por njerëzit thonë gjithashtu që kam bërë edhe BBL, apo jo? Më thërrasin BBL Drizzy,” u shpreh ai me humor, duke iu referuar ndërhyrjes Brazilian Butt Lift.

Pyetjes se nga erdhën këto thashetheme, ai iu përgjigj se gjithçka nisi nga një foto pas palestrës, ku dukej me “six-pack” shumë të theksuar.

“Isha thjesht i djersitur në atë foto. Ndoshta pastaj hyra në Facetune, shtova pak detaje, rrita ngjyrat… Po, ndoshta e teprova,” pranoi reperi, duke shtuar: “Më falni që po tregohem i sinqertë!”

Fansat nuk humbën kohë për ta tallur reperin. “Ka porositur abs nga Temu dhe ka harruar të shtojë supet dhe tricepsin,” shkroi një ndjekës. Një tjetër komentoi: “Abs nuk përputhen me trupin.”

 

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI