Flash

Cardi B humb durimin në gjykatë, përplaset me gazetarët

Lapsi.al 3 September 2025
Cardi B humb durimin në gjykatë, përplaset me gazetarët

Reperja e njohur Cardi B nuk i mbajti dot emocionet dhe reagoi me nervozizëm ndaj një fotografi në Los Angeles, pasi ai i bëri një pyetje “të pavend” lidhur me thashethemet për një shtatzëni të re.

Ngjarja ndodhi të martën, gjatë pushimit të drekës në mes të seancave gjyqësore për një proces civil ku ajo ishte e përfshirë. Teksa po largohej nga gjykata në Alhambra, një burrë nga turma i bëri pyetjen provokuese:

“Cardi, flitet se Offset po krenohet publikisht që je në pritje të fëmijës së katërt me reperin. A parashikon ndonjë problem me Stefon Diggs?”

Ky koment shkaktoi zemërim tek artistja, e cila pa hezitim  hodhi një marker drejt burrit. Sipas mediave amerikane, markeri ishte marrë nga një fans që kërkoi autograf.

“Më respekto,” tha Cardi B me ton të ashpër. “A esheh ndonjë grua të më bëjë pyetje të tilla? Pse mendon se si burrë ke të drejtë të më flasësh në atë mënyrë? Të ka mësuar nëna të respektosh gratë.”

Pas incidentit, reperja u fut në makinë dhe u tha fansave se nuk do të përgjigjej më për pyetje të tjera:

“Ju nuk do të më shihni më pas kësaj, dhe falë atij. Nuk po luaj. Kam qenë e mirë dhe e sjellshme… por askush s’do ta marrë më këtë prej meje.”

Po atë ditë, juria shpalli vendimin në gjyqin civil ku Cardi B akuzohej për sulm dhe dhunë nga ish-truproja e saj, Emani Ellis. Juria vendosi unanimisht se reperja nuk ishte fajtore në padinë prej 24 milionë dollarësh, e ngritur për një incident të vitit 2018.

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI