Flash

Akuza të rëndaj ndaj nënës së Selena Gomez: Ishte e dehur

Lapsi.al 4 September 2025
Akuza të rëndaj ndaj nënës së Selena Gomez: Ishte e

Nëna e Selena Gomez, Mandy Teefey, është vendosur në qendër të një skandali pas akuzave tronditëse për sjellje të papërshtatshme brenda kompanisë së shëndetit mendor Wondermind, të cilën ajo e themeloi bashkë me të bijën e saj të famshme.

Në një artikull investigativ të publikuar nga The Cut, ish-punonjës anonimë të Wondermind pretendojnë se 49-vjeçarja shpesh paraqitej e “dehur” në ambientet e zyrës, të cilën e quanin madje “shtëpi droge”.

Po ashtu, raportohet se në zyrat e Wondermind vinte rregullisht një “rotacion infermierësh” për t’i dhënë Teefey vitamina, që sipas saj ishin të nevojshme për të përballuar pasojat e COVID-it të rëndë dhe pneumonisë së dyfishtë që kaloi në vitin 2021. Punonjësit thonë se pas injeksioneve ajo shpesh fliste ngadalë dhe dukej e përgjumur.

Burime të tjera pretendojnë se edhe vetë Selena Gomez ishte e vetëdijshme për problemet e nënës së saj.

“Jam i bindur 100% se Selena e dinte që nëna e saj nuk ishte në gjendje të menaxhonte një kompani të tillë,” – tha një ish-punonjës për The Cut.

Megjithatë, Mandy Teefey ka hedhur poshtë me forcë akuzat:

“E kam nisur Wondermind për të ndihmuar njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Është fatkeqësi që disa ish-punonjës të pakënaqur shpërndajnë gënjeshtra për mua, dhe edhe më zhgënjyese që mediat i amplifikojnë ato,” – tha ajo për Us Weekly.

Kompania Wondermind, e themeluar në vitin 2022 nga Teefey, Gomez dhe sipërmarrësja Daniella Pierson, kishte si qëllim të krijonte një platformë mbështetjeje për shëndetin mendor. Por në maj 2025, sipas Forbes, startup-i u detyrua të largonte 60% të stafit për shkak të problemeve financiare.

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI