Flash

Miranda Kerr flet për ndarjen e Orlando Bloom dhe Katy Perry

Lapsi.al 4 September 2025
Miranda Kerr flet për ndarjen e Orlando Bloom dhe Katy Perry

Miranda Kerr ka ndarë për herë të parë disa detaje të reja rreth ndarjes së ish-bashkëshortit të saj, Orlando Bloom, nga këngëtarja Katy Perry.

Supermodelja australiane, e cila ishte e martuar me Bloom nga viti 2010 deri më 2013, tha se çifti u nda në mënyrë miqësore dhe pa drama.

E ftuar në emisionin “The Kyle and Jackie O Show”, Kerr theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të shëndetshëm kur në mes ka fëmijë.

“Kur ke fëmijë, nuk duhet të ketë vend për konflikte. Nevojat e fëmijës duhet të jenë gjithmonë prioritet dhe gjithçka duhet të zhvillohet në harmoni,”u shpreh ajo.

Miranda dhe Orlando kanë një djalë së bashku, Flynn, i cili tashmë është 14 vjeç. Ndërsa Bloom dhe Katy kanë një vajzë, Daisy, 5 vjeç, për të cilën bashkëprindërojnë.

“Ata do të jenë pjesë e jetës tënde përgjithmonë, ndaj është e rëndësishme të ketë paqe mes jush. Nëse mbart armiqësi, vetëm vetes i bën dëm. Falja sjell paqe dhe lehtësi në shpirt,” shtoi Kerr.

Modeljatregoi se ka marrëdhënie shumë të mirë me Perry dhe se të tre ishin së bashku fundjavën e kaluar për ditëlindjen e vajzës së tyre, Daisy.

“I dua të dy. Ishim bashkë për ditëlindjen e Daisy-t dhe ishte një moment shumë i bukur. Madje bëmë një foto së bashku, Katy e dërgoi dhe bëri shaka që në foto ishin Orlando dhe dy ish-at e tij në krah. Por të gjithë kishim një buzëqeshje të madhe në fytyrë – jemi një familje e madhe dhe e lumtur, gjithmonë,” rrëfeu Kerr.

Ajo e përshkroi Katy Perry si “të mrekullueshme” dhe përsëriti se ndjen dashuri për të dy.

Lajmi për ndarjen e aktorit dhe artistes  u konfirmua në qershor 2025, pas gati një dekade së bashku.

Ata u njohën në vitin 2016 dhe u fejuan në Shën Valentinin e vitit 2019, por nuk u kurorëzuan kurrë në martesë.

Pak ditë pas lajmit, ata publikuan një deklaratë të përbashkët:

“Pas muajsh reflektimi dhe diskutimesh, Orlando dhe Katy kanë vendosur të kalojnë marrëdhënien e tyre në një formë të re – të përkushtuar ndaj bashkëprindërimit. Prioriteti i tyre do të mbetet gjithmonë rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”

Ndërkohë, Miranda është e martuar me Evan Spiegel, bashkëthemeluesin dhe CEO-n e Snapchat, që nga viti 2017. Çifti ka tre djem: Hart (7 vjeç), Myles (5 vjeç) dhe Pierre (1 vjeç).

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI