Flash

Detaje nga dasma e Selena Gomez dhe Benny Blanco

Lapsi.al 7 September 2025
Detaje nga dasma e Selena Gomez dhe Benny Blanco

Selena Gomez do të martohet shumë shpejt! Sipas burimeve të TMZ, këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare pritet të kurorëzojë dashurinë me producentin muzikor Benny Blanco, 37 vjeç, në fund të muajit shtator.

Ceremonia pritet të mbahet në një ambient privat në zonën luksoze të Montecito ose Santa Barbara në Kaliforni – megjithatë, vendndodhja e saktë po mbahet sekret, madje edhe për të ftuarit.

Sipas raportimeve, të ftuarit nuk janë informuar për vendin ku do të mbahet ceremonia dhe do të transportohen me autobusë privatë në destinacionin sekret. Çifti thuhet se ka marrë masa të shtuara sigurie pas rrjedhjes së informacionit në media.

Lista e të ftuarve përfshin emra të njohur si Taylor Swift dhe Travis Kelce, si dhe kolegë të Selenës nga seriali “Only Murders in the Building”.

Selena organizoi një festë beqarie në Cabo San Lucas, Meksikë, ndërsa Benny festoi me miqtë në Las Vegas.

Edhe pse çifti ka qenë diskret lidhur me planet për martesën, sipas burimeve të tjera, ceremonia do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë një event shumë privat.

Në intervista të mëparshme, të dy kishin deklaruar se nuk kishin nisur ende planifikimet.

Në mars, Selena u shpreh në “The Tonight Show” se: "Nuk po planifikojmë në këtë moment", ndërsa Benny shtoi në një tjetër intervistë: "Nuk kemi pasur kohë të mendojmë për planet e martesës."

 

Të këshilluara

Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Cardi B, e cila më 19 shtator publikon albumin e shumëpritur “Am I the Drama?”, ka treguar pse nuk pranoi të ngjitej në skenën e Super Bowl Halftime Show. “K...

15:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI