Flash

Jessica Simpson habit me pamjen e re në VMAs 2025

Lapsi.al 8 September 2025
Jessica Simpson habit me pamjen e re në VMAs 2025

Jessica Simpson ka ngjallur reagime të shumta pasi u shfaq në tapetin e kuq të VMAs 2025, ku prezantoi edhe mikun e saj Ricky Martin me çmimin e parë Latin Icon Award.

Këngëtarja 45-vjeçare u shfaq me një fustan transparent të Christian Siriano, por pamja e saj e re la shumë fansa të konfuzuar.

“Është kjo Jessica Simpson? Nuk duket si ajo!”, shkroi një fans në rrjetin social X, ndërsa të tjerë e krahasuan me Addison Rae dhe modelen Brooks Nader.

Disa fansa spekuluan se ndryshimi drastik në pamje mund të jetë për shkak të facelift-it ose mbushjeve estetike. Megjithatë, pati edhe fansa që e mbrojtën: “Jessica duket mahnitëse, njerëzit duhet të pushojnë së kritikuari. Është 45 vjeç, nuk jemi më në vitet 2000”.

Kujtojmë se në autobiografinë e saj të vitit 2020, Open Book, Simpson pranoi se kishte kryer dy operacione në bark, njëra prej të cilave e kishte lënë të shtruar në spital për nëntë ditë për shkak të një infeksioni. Ajo shtoi: “Kirurgjia plastike nuk zgjidh problemet e brendshme. Është më shumë për mënyrën se si ndihesh emocionalisht, dhe unë ende isha e ashpër me veten pas heqjes së qepjeve. Kisha ende punë për të bërë.”

 

Të këshilluara

MTV VMA 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 7 shtatorit 2025 shënoi një ndër eventet më të mëdha të vitit në botën e muzikës, MTV Video Music Awards, që këtë vit u mbajt në UBS Arena, New York, ...

17:28

Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Ikona e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e muzi...

16:17

Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë ...

14:25

Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në aktrim për t'u fokusuar në menaxhimin e fondacionit të tij, The Shameless Fund. Në një intervistë të fundit ...

14:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI