Flash

Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Lapsi.al 8 September 2025
Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Ikona e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e muzikës rock.

Artistë nderuan figurën e tij  në një homazh emocionues gjatë çmimeve MTV Video Music Awards 2025, që u mbajtën në UBS Arena, Elmont, Nju Jork.

Segmenti i homazhit nisi me një video-montazh, prezantuar nga djali i Ozzy-t, Jack, dhe katër vajzat e tij, të gjithë të veshur me bluza me emrin "Ozzy". Ata ndanë kujtime personale dhe momente të veçanta nga jeta e artistit.

Më pas, këngëtari i njohur britanik Yungblud hyri në skenë dhe performoi  këngët “Changes” dhe “Crazy Train”.

Në vijim, atj iu bashkua Steven Tyler dhe Joe Perry nga Aerosmith për një interpretim të  të baladës "Mama, I’m Coming Home", që u shoqërua me duartrokitje  nga publiku.

Në skenë performoi gjithashtu edhe Nuno Bettencourt, kitaristi i njohur, i cili ndau më pas me mediat emocionet e tij:

“Të bëhesha pjesë e këtij homazhi për një figurë që për ne ishte një kumbar i muzikës rock dhe metal do të thotë gjithçka për mua. Ai ka ndikuar kulturën dhe ka prekur zemrat e shumë brezave.”

Para spektaklit, artistë të ndryshëm si Taylor Momsen (The Pretty Reckless) folën për ndikimin e Ozzy-t në karrierat e tyre:

“Edhe pse nuk e kam takuar kurrë personalisht, muzika e tij është bërë pjesë e qenies sime.”

Ozzy dha performancën e tij të fundit në fillim të korrikut, gjatë një koncerti lamtumire me Black Sabbath në Villa Park, Birmingham. Sipas Tom Morello, që ishte drejtori muzikor i shfaqjes:

“Ishte sikur ai e ndjente që ishte hera e fundit. Ishte e fuqishme dhe prekëse.”

 

 

Të këshilluara

Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë ...

14:25

Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në aktrim për t'u fokusuar në menaxhimin e fondacionit të tij, The Shameless Fund. Në një intervistë të fundit ...

14:20

Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Cardi B, e cila më 19 shtator publikon albumin e shumëpritur “Am I the Drama?”, ka treguar pse nuk pranoi të ngjitej në skenën e Super Bowl Halftime Show. “K...

15:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI