Flash

Jessie J rikthehet në skenë pas operacionit për kancer gjiri

Lapsi.al 9 September 2025
Jessie J rikthehet në skenë pas operacionit për kancer gjiri

Jessie J ka bërë një rikthim emocional në skenë, vetëm 11 javë pas operacionit për kancer gjiri.

Pas anulimit të turit në SHBA dhe shtyrjes së koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë deri në vitin 2026, artistja e hiteve “Domino” dhe “Price Tag” u ngjit sërish në skenë të shtunën, më 6 shtator, në festivalin BBC Radio 2 In the Park në Angli.

Për ta bërë momentin edhe më të veçantë, i pranishëm ishte edhe djali i saj 2-vjeçar, Sky Safir, që për herë të parë e pa të ëmën duke performuar.  Në një moment gjatë koncertit, Jessie J iu drejtua fansave me lot në sy:

“Disa prej jush ndoshta e dini, disa jo, por unë bëra një operacion për kancer gjiri 11 javë më parë. Ende jam në proces shërimi, por jam kaq mirënjohëse që jam këtu sot.” Ajo shtoi se performanca ishte edhe më e rëndësishme sepse “djali im më pa për herë të parë duke kënduar live”.

Jessie prezantoi këngën e re “Living My Best Life”, duke treguar se e kishte regjistruar pak para se të merrte diagnozën: “Jeta është të qëndrosh në stuhi, por të mbash çadrën dhe të ecësh përpara. Muzika është shëruesi im. Ajo më jep arsye të zgjohem çdo mëngjes.”

Këngëtarja u bëri thirrje fansave: “Jetoni çdo ditë sikur është e fundit, përqafoni fort njerëzit që doni.”

Në fund të gushtit, Jessie J njoftoi se duhet t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër para fundit të vitit, ndaj ka vendosur të shtyjë turin në Evropë deri në vitin 2026. “Jam e trishtuar, por duhet të shërohem plotësisht. Dua të jem më mirë dhe më e fortë,” tha ajo.

 

 

Të këshilluara

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

MTV VMA 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 7 shtatorit 2025 shënoi një ndër eventet më të mëdha të vitit në botën e muzikës, MTV Video Music Awards, që këtë vit u mbajt në UBS Arena, New York, ...

17:28

Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Ikona e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e muzi...

16:17

Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë ...

14:25

Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në aktrim për t'u fokusuar në menaxhimin e fondacionit të tij, The Shameless Fund. Në një intervistë të fundit ...

14:20

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI