Flash

Hilary Duff rikthehet në muzikë pas 10 vitesh

Lapsi.al 9 September 2025
Hilary Duff rikthehet në muzikë pas 10 vitesh

Pas një dekade pauze nga muzika, Hilary Duff ka konfirmuar se po përgatit projekte të reja muzikore dhe një dokumentar personal.

Në një njoftim zyrtar u bë e ditur se këngëtarja dhe aktorja e njohur ka firmosur kontratë me Atlantic Records, ndërsa paralelisht po punon për një dokumentar të ri nën regjinë dhe produksionin ekzekutiv të Sam Wrench.

[embed]https://www.instagram.com/p/DOY0Gzikd-E/?utm_source=ig_web_copy_link[/embed]

Projekti do të sjellë një pasqyrë të sinqertë të jetës së Duff, ku fansat do të shohin nga afër sesi ajo balancon jetën familjare me rikthimin në muzikë, provat për koncertet live dhe përgatitjen për të performuar në skenë për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh.

Më 27 gusht, Hilary përkujtoi 22-vjetorin e albumit të saj të dytë, “Metamorphosis”, duke falënderuar fansat për mbështetjen ndër vite dhe duke shtuar një mesazh intrigues: “To be continued…”.

Po ashtu, në qershor, ajo përkujtoi 10-vjetorin e albumit të fundit “Breathe In. Breathe Out.” (2015), duke e cilësuar si një projekt që nuk pati suksesin e madh të pritur, por që mbante këngë autentike.

 

Të këshilluara

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

MTV VMA 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 7 shtatorit 2025 shënoi një ndër eventet më të mëdha të vitit në botën e muzikës, MTV Video Music Awards, që këtë vit u mbajt në UBS Arena, New York, ...

17:28

Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Ikona e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e muzi...

16:17

Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë ...

14:25

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI