Flash

Leonardo DiCaprio zbulon pendesën më të madhe të karrierës

Lapsi.al 9 September 2025
Leonardo DiCaprio zbulon pendesën më të madhe të

Leonardo DiCaprio ka folur hapur për “kapitullin e ri” të jetës dhe karrierës së tij, teksa po përgatitet për premierën e filmit më të fundit, “One Battle After Another”, në bashkëpunim me regjisorin e famshëm Paul Thomas Anderson.

“Jam duke e ngadalësuar pak ritmin,” tha aktori për People. “Nuk po tërhiqem nga aktrimi, por tani do të jem më i zgjedhur për rolet që marr.”

Megjithatë, DiCaprio pranoi se nuk mund t’i thotë “jo” mundësive që e frymëzojnë. “Që kur pashë Boogie Nights, kam qenë fans i çmendur i punës së Paul. Filmave të tij u kthehesh gjithmonë, sepse mbeten pjesë e bisedave, të bëjnë të mendosh.”

DiCaprio pranoi se një nga pendesat e tij më të mëdha ishte refuzimi i rolit kryesor, që më pas i shkoi Mark Wahlbergut.

“Është një film i gjeneratës sime, por unë zgjodha të bëja Titanic,” tha ai. “Sigurisht, pa atë film nuk do të kisha karrierën që kam sot. Por do të ishte interesante të shihja se si do të ishte rrugëtimi im po të kisha marrë pjesë në "Boogie Night".

 

Të këshilluara

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

MTV VMA 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 7 shtatorit 2025 shënoi një ndër eventet më të mëdha të vitit në botën e muzikës, MTV Video Music Awards, që këtë vit u mbajt në UBS Arena, New York, ...

17:28

Ozzy Osbourne nderohet MTV VMAs 2025

Ikona e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e muzi...

16:17

Mariah Carey bën histori në MTV VMA 2025

Mariah Carey është zyrtarisht fituesja më e fundit e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2025, duke u bërë kështu artistja e tetë ...

14:25

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI