Flash

Selena Gomez flet për ofendimet mbi trupin dhe sfidat personale

Lapsi.al 10 September 2025
Selena Gomez flet për ofendimet mbi trupin dhe sfidat personale

Selena Gomez ka folur për sulmet e vazhdueshme ndaj trupit të saj dhe se si këto komente kanë shkaktuar vite pasigurie.

"Jam përballur me shumë probleme peshe në jetën time dhe kjo është diçka ndaj së cilës jam shumë e ndjeshme” tha këngëtarja 33-vjeçare në një intervistë për Allure. Gomez shpjegoi se përballet me këto mendime dhe pasiguri përmes terapisë dialektike të sjelljes (DBT), një lloj terapie për njerëzit që përjetojnë emocionet e tyre në mënyrë shumë intensive”

“Një person më tha se isha e shëndoshë dhe më lëndoi. Pse po ndjej këtë emocion?” shpjegoi ajo, duke analizuar pse disa komente e prekin kaq shumë. Terapia DBT, sipas Gomez, ndihmon në “heqjen e shtresave” dhe lidhjen e pikave për të kuptuar emocionet e brendshme.

Ajo gjithashtu foli për ndikimin e ilaçeve që merr për lupus, gjendje me të cilën është diagnostikuar në 2014 dhe pas së cilës ka kaluar një transplant veshke dhe kimioterapi. Medikamenti e bën që pesha e saj të ndryshojë, por kritikat ndaj pamjes së saj nuk mungojnë.

“Kur i marr ilaçet, trupi ka tendencë të mbajë shumë lëngje dhe kjo është diçka shumë normale. Kur i ndërpres, zakonisht humbas peshë,” tha Selena në një video në TikTok në shkurt të vitit 2023.

“Po, kam ditë kur ndoshta ndihem keq, por unë do të preferoja shumë më tepër të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten time. Ilaçet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë,” u shpreh artistja.

 

 

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively. Sipas një dekl...

15:10

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI