Flash

Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Lapsi.al 10 September 2025
Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively.

Sipas një deklarate  të siguruar nga PEOPLE, personi – emri i të cilit është fshirë – pretendon se ka pasur “kontakte të përsëritura dhe negative me z. Baldoni dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe abuzim verbal nga vetë Baldoni”.

Një burim konfirmoi për mediat amerikane se personi në fjalë do të thirret si dëshmitar në procesin Lively kundër Wayfarer Studios et al., i cili është caktuar të nisë në mars 2026 në Nju Jork.

Kujtojmë që konfliktet gjatë xhirimeve të filmit It Ends With Us (2024) çuan Lively, 38 vjeçe, të ngrinte një padi për ngacmim seksual në dhjetor 2024 kundër regjisor-it dhe partnerit të saj në film, Baldoni, 41 vjeç. Ajo gjithashtu e akuzon për një “fushatë denigrimi”, të cilën aktori i ka mohuar.

Ndërkohë, kundërpaditë e Baldonit ndaj Lively-t dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds – ku ai pretendonte shantazh dhe shpifje – u hodhën poshtë nga gjykata në qershor.

Deklarata e re e akuzuesit tregon gjithashtu se ai kishte kërkuar që Baldoni të mos përfshihej në një projekt tjetër, jashtë filmit It Ends With Us, si në fushatën e marketingut ashtu edhe në atë të PR-it./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI