Flash

Terror policor/ Rrethohet televizioni News 24, ndalohen gazetarët të punojnë

Lapsi.al 9 August 2025
Terror policor/ Rrethohet televizioni News 24, ndalohen gazetarët të

Pas terrorit në Theth me fadroma e policë të armatosur, Edi Ramës i duhej një akt tjetër këtë verë për të dëshmuar forcën dhe pushtetit të tij e për të kënaqur instiktet perverse të një autokrati. Herët në mëngjes forca të shumta policore mësynë në ambientet e grupit mediatik “Focus”.

Ndërprenë sinjalin e televizionit “Neës 24” dhe ndalonin gazetarët e punonjësit të hynin brenda redaksisë. Dhe sa herë bëhet fjalë për punë të pista të pushtetit të tij, shfaqet gjithmonë famëkeqi Ardi Veliu.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit tani ishte në cilësinë e drejtorit të kompanisë “KAYO”, që pretendon se godina i përket ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të armëve.

Ndërhyrja ngre shumë pikëpyetje nëse është zbatuar apo jo kuadri ligjor, nëse ka vendim gjykate të formës së prerë dhe nëse i është dhënë apo jo më herët një paralajmërim grupit mediatik për t’u vendosur në një ambient tjetër.

Dhuna në këtë media është në fakt vazhdim i një tjetër akti që Edi Rama urdhëroi në restortin në Golem të Irfan Hysenbelliut.

Me të njëjtën mendësi që shembi resortin ku kishte drekuar edhe vetë me pronarin, Edi Rama po nxjerr sot në rrugë televizionin News 24, gazetën Panorama e Balkanweb. Revanshi i tij ndaj “Focus Media Group” lidhet më shumë me raportin personal Rama-Hysenbelliu sesa me linjën editoriale të botuesit ndaj pushtetit të Ramës.

Ky i fundit në mandatin e tij të katërt shqetësohet më shumë për cfarë raportojnë mediat e huaja, gazetarët e të cilave i merr edhe vetë në telefon, sesa për atë që bëjnë mediat në Shqipëri.

Deri më tani s’ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit apo qeveria për mësymjen ne ambientet e grupit “Focus”. Të vetmit që kanë reaguar janë shoqata të mediave, përfaqësues të opozitës dhe gazetarë të ndryshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI