Flash

A po mundohet qeveria të ndikojë raportin e OSBE ODHIR për zgjedhjet

Lapsi.al 4 August 2025
A po mundohet qeveria të ndikojë raportin e OSBE ODHIR për

Ministri i jashtëm Igli Hasani është munduar të relativizojë ndërhyrjen që qeveria shqiptare ka bërë për të zbutur raportin e OSBE ODHIR, duke pranuar se ai i është drejtuar me një letër kryesueses së vëzhguesve të zgjedhjeve të 11 majit, por pa i dhënë asaj notat akuzuese që i mveshi lideri i opozitës Sali Berisha. Shefi i diplomacisë ka theksuar se ai ka kërkuar ‘saktësime teknike’ apo sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar.

Ky reagim i kësaj të hëne erdhi vetëm disa orë pasi Berisha shpalli në formën e skandalit se ai kishte zbuluar një letër dërguar udhëheqëses së misionit afatshkurtër të OSBE, Farah Karimi, kreut të ODIHR, Lamberto Zannier dhe zyrtarëve të tjerë, ku Hasani protestonte ndaj disa prej gjetjeve paraprake dhe shpreh ‘shqetësimin serioz’ për gjuhën e përdorur në deklaratën e këtij misioni – të cilën e quan “një pasqyrim ndjeshëm negativ” dhe “të paekuilibruar”.

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

Në letrën e bërë publike theksohet se “...toni dhe korniza e paragrafit hyrës të raportit (shënimi i Lapsi.al) rrezikon të errësojë kontekstin më të gjerë të përparimeve të bëra, përfshirë përmirësimet demokratike si rritja e transparencës, avancimi i teknologjisë zgjedhore dhe, në mënyrë të veçantë, zbatimi me sukses i votimit nga jashtë vendit”.

Duket se thelbi i çështjes është vërtitur rreth njërës prej pikave më të rënda ku partia në pushtet trajtohet si parti shtet e cila ka keqpërdorur administarën. Partia qeverisëse shfrytëzoi në mënyrë të gjerë burimet publik, përdori faljen e gjobave dhe përdori presion mbi votën e punonjësve thuhej në raportin paraprak të shpallur një ditë pas zgjedhjeve.

Por në letrën kundërshtuese që supozohej të ishte konfidencale dhe nuk kuptohet si ra në duart e Berishës (foto poshtë) ministri Hasani pretendon: “Për më tepër, pohimi se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i përhapur i burimeve administrative nuk është i mbështetur mjaftueshëm, veçanërisht për një vlerësim paraprak”.

Në orët e para të paradites lideri i opozitës denoncoi "presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin" para se të shpallet drafti final. Berisha tha": Duke dënuar me forcën më të madhe këtë letër si një përpjekje autoritare, të dënueshme, të palejueshme për të ndërhyrë direkt dhe zhvlerësuar, për të bërë presion dhe zhvlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, u bëj thirrje medieve që të informojnë shqiptarët për këtë dokument të pashembullt në 32 vite në historinë e Europës". Pas një heshtje disa orëshe dhe një rrefuzimi për ti'u përgjigjur agjensisë BIRN, ministria e jshtme nxori deklaratën e Hasanit ku hidheshin poshte insinuatat e Berishës dhe flitej për një përpjekje "sqaruese" për të dhënë një version të njërës prej palëve.

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR pati kësah here nota të forta. Aty theksohej se zgjedhjet u shënuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve publike dhe fuqive institucionale të partisë në pushtet, ndërsa raportime të shumta mbi presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit e tjerë si dhe rastet e frikësimit të votuesve ishin shqetësuese, duke i bërë zgjedhjet të pabarabarta. Zakonisht raporti final publikohet rreth 8 javë pas përfundimit të zgjedhjeve por kjo gjë nuk ka ndodhur ndonëse ky afat ka mbaruar prej ditësh.

©Lapsi.al

Letra që ministri i jashtëm Igli Hasani i dërgoi drejtuesve të OSBE

[caption id="attachment_1019157" align="alignnone" width="1155"]Letra që ministri i jashtëm Igli Hasani i dërgoi drejtuesve të OSBE Letra që ministri i jashtëm Igli Hasani i dërgoi drejtuesve të OSBE[/caption]

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI