Flash

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 52 vatra zjarri, dy ende aktive

Lapsi.al 29 July 2025
Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 52 vatra zjarri, dy ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

Mbeten aktive vatrat në këto zona:

– Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë.

– Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës.

Në monitorim, me qëllim shmangien e riaktivizimit janë vatrat në këto zona:

– Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, bashkia Pustec

– Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë

– Në fshatin Strelcë, bashkia Maliq

– Në fshatin Veliq, bashkia Tropojë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:

– 52 automjete zjarrfikëse

– 722 forca operacionale.

– Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura, që operuan në dy zona.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave,sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.

Për sa u përket zjarreve në pyje

sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse për çdo vatër të dyshimtë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI