Flash

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Lapsi.al 28 July 2025
Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin të hyjnë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.

Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostrada dhe rrugë rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, shkruan A2 CNN.

Edhe pse orari i ndalimit ka përfunduar, kamionët vijojnë të presin për të hyrë në Kosovë, kjo për shkak të pamundësisë së autoriteteve doganore të Kosovës për të përballuar fluksin dhe për të përfunduar në kohë procedurat doganore.

Radha e kamionëve nis që nga fshati Bardhoc dhe vijon deri te hyrja e doganës së Vermicës. Sot ishte dita e fundit e kësaj mase, e cila ka qenë në fuqi gjatë 15 ditëve të fundit të muajit korrik. /Marrë nga A2 Televizion

Të këshilluara

Vatër zjarri në Konispol

Një vatër zjarri është ndezur në këto momente në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur ...

20:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI