Flash

“Ec 7 hapa me mua dhe më qëllo vëlla”/ Vrαsjα për nder që ka tronditur Pakistanin

Lapsi.al 28 July 2025
“Ec 7 hapa me mua dhe më qëllo vëlla”/

Një video virale që tregon një “vrasje nderi” në një pjesë të largët të vendit, ku krime të tilla shpesh kalojnë pa u vënë re, ka shkaktuar zemërim online. Teksa qindra "vrasje nderi" kryhen në Pakistan çdo vit, shpesh pa gjykata që të ndërmarrin veprime për të ndëshkuar autorët, videoja tregon një grua dhe një burrë të akuzuar për shkelje të kurorës që çohen në shkretëtirë nga një grup burrash dhe vriten.

Videoja tregon gruan, Bano Bibi, duke marrë një kopje të Kuranit nga një burrë, për të cilin policia thotë se është vëllai i saj. "Eja ec 7 hapa me mua, pastaj mund të më qëllosh", - dëgjohet të thotë gruaja ndërsa ecën disa metra dhe ndalet me shpinë nga burrat.

Videoja më lart tregon momentet rrëqethëse para ekzekutimit.

Vëllai i saj, Jalal Satakzai, e qëlloi atë 3 herë. Sekonda më vonë, ai qëlloi dhe vrau Ehsan Ullah Shamalani-n, me të cilin Bano dyshohet se kishte një lidhje.

Sapo videoja e vrasjes, e cila ndodhi në provincën Balochistan të Pakistanit, u bë virale, qeveria e vendit nxitoi të ndërmerrte veprime. Politikanët, klerikët dhe organizatat e të drejtave të njeriut e dënuan krimin.

Avokati Zibran Nasir thotë se reagimi i qeverisë kishte më shumë për qëllim të dukej sikur po ndërmerrte veprime sesa të vendoste drejtësi.

“Krimi u krye muaj më parë, jo fshehurazi, por pranë një kryeqyteti provincial, megjithatë askush nuk ndërmori veprime derisa 240 milionë njerëz e panë vrasjen përmes videos. Ky nuk është një reagim ndaj një krimi, është një reagim ndaj një momenti viral”, - tha ai.

Policia ka arrestuar 16 persona në distriktin Nasirabad të Balochistanit, përfshirë një kryetar fisi dhe nënën e gruas. Nëna, Gul Zan Bibi, tha se vrasjet u kryen nga familja dhe zyrtarët lokalë bazuar në “traditat shekullore të Baloch” dhe jo me urdhër të kryetarit të fisit. “Ne nuk kemi kryer asnjë mëkat. Bano dhe Ehsan u vranë bazuar në traditat tona” – tha ajo.

Sipas nënës, vajza e saj, e cila kishte 3 djem dhe 2 vajza ishte larguar me Ehsanin dhe ishte kthyer në shtëpi pas 25 ditësh. Policia tha se vëllai i saj Bano, i cili vrau çiftin, nuk është arrestuar ende. Kryeministri i Balochistanit, Sarfraz Bugti, nga ana e tij, theksoi se synon të shpërbëjë gjykatat fisnore që veprojnë jashtë ligjit. Policia kishte njoftuar se një jirga, një këshill fisnor, kishte urdhëruar vrasjet.

Videoja shkaktoi dënim publik me hashtage të tilla si #drejtësipërçiftin dhe #vrasjenderesh u bë virale. Këshilli Suprem i Ulemasë i Pakistanit i quajti vrasjet "joislamike" dhe bëri thirrje për akuza për terrorizëm kundër autorëve. Dhjetëra anëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan të shtunën në Quetta, kryeqytetin e Balochistanit duke kërkuar drejtësi dhe heqjen e sistemit paralel të gjykatave fisnore.

Pakistani i ndaloi vrasjet për nder në vitin 2016 pas vrasjes së Qandeel Baloch, një influencuese, duke mbyllur një boshllëk ligjor që lejonte autorët të liroheshin nga akuzat nëse familja e viktimës i falte.

Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut thonë se ligji nuk zbatohet, veçanërisht në zonat ku këshillat fisnore ende kanë ndikim të madh. Komisioni i të Drejtave të Njeriut i Pakistanit regjistroi të paktën 405 vrasje për nder në vitin 2024. Shumica e viktimave janë gra, kryesisht të vrara nga të afërm që pretendojnë se po mbrojnë nderin e familjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Konispol

Një vatër zjarri është ndezur në këto momente në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur ...

20:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI