Flash

SPAK u komunikon akuzat Fatime dhe Monika Kryemadhit

Lapsi.al 28 July 2025
SPAK u komunikon akuzat Fatime dhe Monika Kryemadhit

SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kreut të shtetit, Ilir Meta që po qëndron i burgosur që prej 21 tetori të vitit të kaluar.

Me mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme ndaj kreut të PL, Ilir Meta, tanimë do të nisë paraqitja e të pandehurve të cilët janë thirrur nga organi procedues për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Këtë të hënë në SPAK u paraqit Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet të mërkurën në orën 13.00.

Këtë të hënë po ashtu do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe Pirro Xhixhos, i cili u paraqit në SPAK.

Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve, avokati i tij Kujtim Cakrani deri me tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.

Të këshilluara

Delvina nuk gjen qetësi, rindizet zjarri

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit pranë fshatit Kalasë në Delvinë. Terreni i vështirë e bën problematike ndërhyrjen nga toka. Ndërkohë siç raportoi g...

15:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI