Flash

Iu komunikua akuza nga SPAK! Kryemadhi: S’do shkoj në gjykatë, kam projektet e mia

Lapsi.al 29 July 2025
Iu komunikua akuza nga SPAK! Kryemadhi: S’do shkoj në gjykatë,

Monika Kryemadhi ka reaguar pas komunikimit të akuzës nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të paraqitet në gjykatë.

Ajo tha se do të përfaqësohet nga një ekip avokatësh, pasi ka projektet e saj personale.

Kryemadhi u shpreh e bindur se gjyqi do të nisë dhe palët do të ballafaqohen me provat përkatëse. Ajo shtoi se edhe artikuj nga portalet janë përfshirë si prova nga Prokuroria.

Monika Kryemadhi: Avokati im është në një masë sigurie tjetër dhe jam i bindur se do kemi një ekip të mirë avokatësh. Kam marrë vesh se kur shkon çështja në gjykatë, mumd edhe të mos paraqitem fare, shkojnë avokatët, se kam projektet e mia. Le të nisë gjyqi, provat që ka sjellë Prokuroria, provat që kemi ne dhe do ballafaqohen. Edhe portale janë marrë si provë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI