Flash

PD: Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të enjten të bëhet e hapur për mediat

Lapsi.al 23 July 2025
PD: Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të enjten

Këshilli Bashkiak i Tiranës zhvillon nesër një mbledhje ku pritet të ketë diskutime të shumta. Për këtë arsye, këshilltarët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar një kërkesë që të thirren mediat që të jenë të pranishme gjatë mbledhjes.

‘Prej 2 vitesh, në kundërshtim të plotë të ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak, mazhoranca socialiste me forcën e kartonëva dhe arrogancën qeverisëse të saj, vendoste gardhin e policisë bashkiake në dyert e institucionit duke mos lejuar mediat elektronike dhe të shkruara për të ndjekur live brenda në sallë mbledhjet e Keshillit Bashkiak.

Këshilltarët e PD-së sot kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për transparencë dhe respektim të ligjit, kërkesë mbi lejimin e mediave për të qenë prezentë gjatë zhvillimit të mbledhjes të ditës së nesërme në mesditë të Këshillit Bashkiak.

Image

Çdo refuzim nga ana e mazhorancës për të respektuar ligjin dhe rregulloren, duke cenuar kështu transparencën mbi zhvillimin e mbledhjes dhe diskutimet që do zhvillohen, do të ketë përballë qëndresën opozitare, qëndresë që kërkon thjesht respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tiranës’, - thuhet në reagimin e këshilltarëve të PD.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI