Flash

(VIDEO) Denis Brajoviq zbret nga avioni, Rinasi blindohet nga forcat speciale

Lapsi.al 23 July 2025
(VIDEO) Denis Brajoviq zbret nga avioni, Rinasi blindohet nga forcat speciale

Denis Brajoviq i cili u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe u ekstradua sot në vendin tonë.

Policia e shtetit tha se në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të Denis Brajoviq 37 vjeç.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi Denis Brajoviq në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.

Ai akuzohet për ekzekutimin e Gjin Ndojin në gusht të vitit 2020.

Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri. Ekzekutimin e kreu , i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.

Gjin Ndoji njihej edhe me emrat Gjin Boriçi apo Ndue Gjini.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI