Flash

Shkelje e barazisë në tendera, ish-drejtoresha e ARSH i shpëton burgut

Lapsi.al 23 July 2025
Shkelje e barazisë në tendera, ish-drejtoresha e ARSH i shpëton

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 10 të akuzuarit për abuzime me tenderat publikë, mes tyre edhe ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato.

Ajo është deklaruar fajtore për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe dënimin e saj me 6 muaj burgim, por i është konvertuar në shërbim prove për 6 muaj si dhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 viti.

Njoftimi i plotë:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të

K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të

K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë

kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës. 7.2.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër

penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI