Flash

Erjon Veliajt i komunikohen në burg akuzat për korrupsion

Lapsi.al 23 July 2025
Erjon Veliajt i komunikohen në burg akuzat për korrupsion

Prokuroria e Posaçme ka vijuar të mërkurën, më 23 korrik 2025, komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve të përfshirë në dosjen “Veliaj”, çështja që çoi në burg kryebashkiakun e Tiranës, pasi në fokus ishin marrëdhëniet e bashkëshortes së tij me disa ndërtues. Në orët e para të mëngjesit, në ambientet e SPAK është paraqitur Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, e shoqëruar nga avokati i saj Maksim Haxhia. Asaj iu komunikuan zyrtarisht akuzat për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie — të njëjtat akuza që ishin përmendur më herët nga hetuesit, por që tashmë marrin formën zyrtare të procedimit penal.

Më vonë gjatë ditës, në SPAK u paraqit edhe biznesmeni Mirton Nika, bashkëpronar i kullës në zonën e ish-Bllokut, ku ndodhen zyrat e disa prej shoqërive të kontrolluara nga Ajola Xoxa. Ndërsa Erion Veliaj vetë nuk u paraqit personalisht, pasi ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit. Oficerët e BKH-së u dërguan nga SPAK për t’i komunikuar atij akuzat drejtpërdrejt në institucionin e vuajtjes së masës.

Përveç mbylljes së hetimeve dhe formalizimit të akuzave ndaj të pandehurve, SPAK ka njoftuar edhe shtyrjen e afatit për dorëzimin e dosjes në gjykatë deri më 24 shtator. Brenda kësaj periudhe, mbrojtja ka të drejtë të paraqesë prapësime për çdo pikë të aktakuzës.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë episode të veçanta, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe futje të sendeve të palejuara në institucionin e paraburgimit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI