Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

FOTO/ Greta Thunberg i bashkohet protestës për Gazën në Tiranë

Lapsi.al 23 July 2025
FOTO/ Greta Thunberg i bashkohet protestës për Gazën në

Qytetarë dhe aktivistë u mbledhën sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë për të protestuar në mbështetje të popullit palestinez dhe për të denoncuar përdorimin e urisë si armë lufte në Gaza.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila iu bashkua tubimit me një grup aktivistësh të huaj.

FOTO/ Mbahet në sheshin "Skënderbej" protesta për

Protestuesit shpalosën banderolën “Dërgo ushqim, jo bomba”, në solidaritet me mbi 2 milionë palestinezë që përballen me uri ekstreme.

Thunberg, në një video të publikuar më herët, tha se është koha që bota të ngrihet kundër pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit në Gaza.

Kjo është një nga nismat e saj të vazhdueshme për kauzën palestineze. Në qershor, Thunberg u ndalua nga ushtria izraelite në bordin e anijes “Flotilja e Lirisë”, ndërsa përpiqej të dërgonte ndihma në Rripin e Gazës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI