Flash

PAMJET/ Avioni privat bie në mes të autostradës në Itali, 2 viktima

Lapsi.al 23 July 2025
PAMJET/ Avioni privat bie në mes të autostradës në Itali, 2
Një aeroplan privat me dy vende u rrëzua në autostradën A21 jashtë qytetit verior italian të Brescias. Dy personat në bord humbën jetën. Ata ishin një avokat nga Milano dhe partnerja e tij. Pas rrëzimit, avioni shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në mes të autostradës. Shumë shoferë arritën të kalonin me makinat e tyre pothuajse përmes flakëve. Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, dhe jeta e tyre mësohet se nuk është në rrezik. Hetuesit ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ky incident tragjik ishte për shkak të të fikëtit të papritur të pilotit apo një defekti mekanik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI