Flash

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm për Angli, mes tyre katër shqiptarë

Lapsi.al 22 July 2025
Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm për Angli, mes tyre

Shtatë persona janë vënë në pranga pasi një jaht që mbante emigrantë të paligjshëm u ndalua në Kanalin Anglez. Mjeti lundrues, i cili vinte nga Franca veriore, u evidentua nga një anije e Forcës Kufitare pranë Ishullit ëight të dielën pasdite, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Ekuipazhi i jahtit, dy burra ukrainas të moshës 43 dhe 37 vjeç, u arrestuan për lehtësim të imigracionit të paligjshëm. Ndërkohë, pesë pasagjerë, mes tyre katër shqiptarë dhe një shtetas vietnamez, u ndaluan gjithashtu sipas ligjeve të imigracionit, shkruan BBC.

Zyrtari i Lartë Hetues Julian Harriman tha: “Ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së të udhëhequr së bashku me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare.Luftimi i bandave që kontrabandojnë njerëz mbetet një përparësi si për Francën ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar." Shtatë të dyshuarit mbeten në paraburgim, ndërsa jahti u dërgua në Marinën e Gosport.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI