Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Bankers paralajmëron padi arbitrazhi ndaj Shqipërisë

Lapsi.al 22 July 2025
Bankers paralajmëron padi arbitrazhi ndaj Shqipërisë

Nga Gjergj Erebara

Kompania Bankers Petroleum kërcënoi në një deklaratë për shtyp se do t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit për mbrojtjen e investimeve të huaja, duke sugjeruar se veprimet hetimore të Prokurorisë së Fierit janë joproporcionale dhe se operacionet e saj në Shqipëri janë të rrezikuara.

Kompania, e cila ka rezultuar me humbje të vazhdueshme që nga viti 2004 kur u themelua, ka një drejtues dhe një ish-drejtues të arrestuar nën dyshimin e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

“Kompania aktualisht po vlerëson të gjitha rrugët ligjore ndërkombëtare të disponueshme, duke përfshirë procedimet tek institucionet ndërkombëtare të investimeve dhe arbitrazhit sipas Rregullave të IË-së, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të saj si investitor i huaj dhe ruajtjen e sigurisë ligjore të operacioneve të saj,” deklaroi kompania në njoftimin për shtyp.

Kompania bëri të ditur gjithashtu se prokuroria ka sekuestruar sende personale dhe të punës të disa prej punonjësve të saj si dhe ka mbajtur nën mbikëqyrje komunikimet elektronike të tyre si pjesë e hetimit. Ajo i cilësoi këto veprime hetimore si të tilla që “ngrenë shqetësime serioze mbi procedurat dhe proporcionalitetin”.

Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa katër persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%.

Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI