Flash

Situata e zjarreve në vend, vijon të jetë aktiv zarri në Dukat të Vlorës

Lapsi.al 22 July 2025
Situata e zjarreve në vend, vijon të jetë aktiv zarri në

Sipërfaqe të mëdha tokash vijojnë të digjen në qarqe të ndryshme të vendit. Flakët e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Dukat të Vlorës, ndërkohë që për shkak të terrenit dhe intensitetit të flakëve, po punohet nga ajri për shuarjen e tyre. Vatra zjarri janë ende aktive edhe në Qarkun Dibër, specifikisht në Zall-Gjoçaj si dhe në Parkun Kombëtar të Lurës. Vatra zjarri ka pasur edhe në Belsh, Devoll si dhe Gjirokastër.

Fshati Dukat i Vlorës vazhdon të gjendet mes flakëve për të katërtën ditë që pas riaktivizimit të tij. Përveç mjeteve rrethanore, këtë të martë është punuar nga ajri në drejtim të malit të Shën Gjergjit, me mjete ajrore të ardhura nga Greqia. Flakët e zjarrit po kërcënojnë Parkun e Llogarasë, me banorë të zonës që shprehen se rrezikohet të digjet një pyll me pisha i mbjellë para disa vitesh.

Sipas raportimeve nga terreni, nga flakët e zjarrit gjithashtu rrezikohet të digjet një stan bagëtish, ndërsa efektivët e zjarrfikëses përpiqen që t’i vënë ato nën kontroll. Ndërkohë, përveç zjarrit në Dukat, situata nuk duket aspak pozitive edhe në Zall-Gjoçaj të Matit, ku prej dy ditësh flakët kanë përpirë sipërfaqe të tëra me pisha dhe ah në zonën e mbrojtur, ndërkohë që relievi i thyer e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen për neutralizimin e tyre. Vetë banorët e zonës kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, të cilat po shkatërrojnë pasurinë kombëtare.

Dhimitër Koleci, një banor i zonës, nëpërmjet Syri TV ka kërkuar ndihmë për ndërhyrjen e shtetit, ndërsa ka theksuar se ka udhëtuar dy orë për të gjetur valë telefoni për të dërguar një video nga aksioni i fikjes së zjarrit. Ndërkohë, edhe vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës ka dalë përsëri jashtë kontrollit. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët kalon në mbi 100 hektarë, ndërkohë që terreni i vështirë e bën më të vështirë ndërhyrjen.

Sa i përket situatës së zjarreve në zona të tjera, në qarkun e Elbasanit, në Belsh dy vatra të fuqishme zjarri përfshinë për rreth 9 orë gjatë së hënës një sipërfaqe të konsiderueshme toke, duke vënë në rrezik zona të mëdha me bimësi natyrore, ullishte dhe sipërfaqe të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Gjatë mbrëmjes së të hënës, është riaktivizuar sërish zjarri në drejtim të rrugës nacionale për në doganën e Kapshticës. Pamjet e flakëve duken edhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit. Në fshatin Vernik, bashkia Devoll, situata paraqitet më e normalizuar. Probleme me vatra aktive zjarri ka pasur edhe në një fshat të Shijakut, ku sipas të dhënave bëhet me dije se terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e tij. Ndërkohë, në Gjirokastër ka pasur një vatër zjarri pranë varrezave të dëshmorëve.

Të këshilluara

Paraqitet në SPAK biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Më herët në kuadër të një hetimi të ni...

10:17

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI