Flash

Ç'do ndodhë me bashkinë e Tiranës/ Zbulohen urdhrat e Ramës në mbledhjen e së hënës

Lapsi.al 21 July 2025
Ç'do ndodhë me bashkinë e Tiranës/ Zbulohen urdhrat e

Pas “furtunës” që preku disa bashki ku u dorëhoqën nënkryetarët, drejtorët dhe krerët e njësive administrative, radha i erdhi edhe Tiranës, Bashkisë më të madhe. Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot në mbledhjen që zhvilloi me drejtuesit politikë dhe ata vendorë të Qarkut, rifreskimin e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Por nënkryetarët aktualë nuk janë përjashtuar. Detaji interesant është se pritet të caktohen 5 nënkryetarë të rinj. Këta të fundit do të kalojnë përmes një procesi seleksionimi me vlerësim bazë meritokracinë.

Por nga ana tjetër mësohet se reformimi nuk prek Anuela Ristanin e cila ushtron detyrën e Kryetares së Komanduar të Bashkisë së Tiranës. Ristanit mësohet se Rama i ka lënë detyrë dixhitalizimin e Bashkisë, si dhe drejtimin e punës për adoptimin e një strukturë të re organizative në Bashkinë Tiranë, e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin “Tony Blair”, dhe që adoptohet edhe në bashki të tjera.

Përzgjedhja e nënkryetarëve të rinj do të bëhet nga një grup pune i cili kryesohet nga ministrat dhe deputetët e Qarkut të Tiranës, Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj. Këta do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.

Aktualisht, nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës janë Andi Seferi, Frida Pashako, Keti Luarasi dhe Jonida Halili. Gjatë takimit të sotëm është rënë dakord që nënkryetarëve në detyrë t’u krijohet hapësira në mënyrë që ata të riaspirojnë pozicionin, por me një platformë konkrete lidhur me vizionin e tyre sa i takon specifikave të administrimit të kryeqytetit. /Marrë nga Balban Web

Të këshilluara

Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Log”, foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duh...

22:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI